Selman Aliaj do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve dhe më pas do të dalë në gjyq për vrasjen e babait të tij Fejzi Aliaj. 28-vjeçari që vrau babain e tij duke e goditur 4 herë me çekiç në kokë dhe më pas e hodhi kufomën pranë liqenit të Farkës ka pasur sjellje aspak normale sot në sallën e gjyqit. Selmani kishte probleme me dëgjimin dhe sjellje të çuditshme.
28-vjeçari ka kërkuar disa herë në gjykatë të përsëriteshin fjalët pasi nuk i dëgjonte dhe nuk ishte i vëmendshëm. Në fund ka thënë se është dakord me gjithçka. Nisur nga kjo sjellje avokati ka kërkuar edhe ekspertim mendor për të raporton BW.
“BARBAR E ABUZUES SEKSUAL”
Vrasja makabre e Fejz Aliajt, 74-vjeçarit që punonte me një tricikël, ngjalli keqardhje tek opinioni publik dhe jo të paktë ishin ata që e dënuan krimin. Por një tjetër anë të medaljes ka treguar 28-vjeçari Selman Aliaj, që u shndërrua në vrasësin e babait të tij të premten e 22 dhjetorit. Ai ka folur për një baba barbar dhe abuzues seksual.
“Babai ishte martuar dhe ndarë 3 herë nga gratë dhe me të tria është sjellë në mënyrë barbare. Ai ishte abuzues seksual”, kështu ka dëshmuar 28-vjeçari. Dëshmia e tij është lexuar sot në sallën e gjyqit dhe në fund, djali vrasës vetëm e ka pohuar.
Ndërsa natën e krimit 28-vjeçari ka kapërcyer kufijtë e logjikes pasi i ati që kishte lajmëruar martesën e të birit pa dijeninë e tij në janar, i kishte propozuar që gruan ta ndanin të dy bashkë.
Babë e bir kanë qenë në ambientet e jashtme, duke zbritur disa materiale nga tricikël kur babai i ka përmendur sërish martesën. Selmani e ka qëlluar 3 herë me çekiç dhe më pas trupin e ka mbështjellë me një qilim që ndodhej aty pranë me të cilin mbulonin mjetin.
Ai e ka futur në makinë trupin dhe e ka çuar në Farkë për të zhdukur trupin. Por, aty ka kuptuar se i ati ishte ende gjallë dhe e ka qëlluar edhe një herë në ballë, çka ka bërë që Fejz Aliaj të vdesë menjëherë.
Diskutime rreth kësaj post