Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish në lidhje me polemikat që u bënë në rrjet pas deklaratës së djeshme. Rama thotë se nuk ka bërë asnjë krahasim mes Dua Lipës dhe Goran Bregovic duke shtuar se ka dhënë një shembull të së vërtetës së hidhur. Ai shton se janë të barabartë të gjithë ata që mallkojnë, që shajnë si në shqip apo në serbisht.
KOMENTI:
“NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë urrejtjes!” – shkruan Rama.
Ditën e djeshme, me anë të një postimi, kreu i qeverisë tha se një serb që i hakërret Dua Lipës në rrjetet sociale vetëm sepse ajo është një kosovare krenar, nuk ndryshon askund me shqiptarët që iu sulën mbrëmë Bregoviç-it. Kjo u mor si një mënyrë barazimi mes yllit ndërkombëtar me origjinë shqiptare me Bregoviç.
Diskutime rreth kësaj post