Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, foli pas barazimit pa gola në miqësoren ndaj Uellsit. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku italian u shpreh:
“Më pëlqeu shumë sjellja e skuadrës. Erdhëm këtu me një dëshirë të madhe për të treguar aspektin karakterial. Vuajtëm në pjesën e dytë, sepse ata futën një sulmuesë të fortë fizikisht dhe luajtën me topa të gjatë. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por vuajtëm pak në sulm. Uellsi është skuadër shumë e fortë.
Luajmë shumë mirë në pjesën mbrojtëse, por duhet të jemi më të shpejtë dhe më të saktë në kundërsulm. Në pjesën e parë bëmë mirë, por në pjesën e dytë vuajtëm pak.
Më pëlqyen të gjithë. Seferi pati pak hapësira, por luftoi shumë. Balaj luajti mirë në pjesën e parë. Manajn me topin është shumë i mirë, është nga sulmuesët më të mirë që kemi. Në përgjithësi më pëlqyen të katërt sulmuesit. Dua të nënvizoj edhe faktin se Selmani, ishte debutues, por bëri paraqitje shumë të mirë.
Në aspketin taktik të gjithë mbrojtësit bënë mirë. Sigurisht mund të kemi bërë ndonjë gabim të vogël në dalje, por në përgjithësi kemi bërë mirë. Duhet të kemi parasysh se luanim ndaj lojtarëve shumë cilësorë.
Ata bënin shumë presing, janë shumë të fortë fizikisht. Gabimi i vetëm ishte vuajtja në pjesën e kundërsulmit. Në aspketin karakterial treguam gjëra të mëdha. Nëse kishim më shumë siguri kur e nisnim aksionin, do të bënim akoma më mirë.”-th Reja.
Diskutime rreth kësaj post