Barak Obamën e duan më shumë kosovarët sesa amerikanët
83 për qind e shqiptarëve të Kosovës e kanë shfaqur përkrahjen e tyre për presidentin amerikan Barack Obama. Kjo është përkrahja më e madhe e tij nga qytetarët e një vendi të botës.
“Galup internacional” ka zhvilluar një hulumtim të gjerë për popullaritetin e liderëve botërorë. Hulumtimi është bërë në 65 vende të botës, në të kanë marrë pjesë 63 mijë persona e përgjigjet i kanë dhënë përmes telefonit, internetit por edhe drejtpërsëdrejti, transmeton Koha.net.
Edhe pse jo shumë i popullarizuar në vendin e vet, presidenti amerikan në largim Barack Obama është politikani më i dashur botëror në listën e përgjithshme. Pas tij në ranglistë janë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik David Cameron, kryetari i Francës François Hollande dhe kryeministri indian Narendra Modi. Të anketuarit, krahas këtyre kanë votuar edhe kryetarin e Kinës Si Jinpin, kryetarin e Rusisë Vladimir Putin si dhe liderët e Arabisë Saudite e të Iranit Salman al Saud e Hasan Rohani.
Presidenti amerikan Barack Obama është më i dashuri në Kosovë. Në këtë vend Obamën e përkrahin 83 për qind e të anketuarve. Pas tyre janë Vietnami, Portugalia, Suedia dhe Kolumbia. Presidentin amerikan më së paku e duan rusët, por edhe palestinezët,pakistanezët, izraelitë dhe serbët. Në fund të listës janë vetë ShBA, ku vetëm çdo i dhjeti banor e përkrah.
Nga ana tjetër, Vladimir Putin përkrahjen më të madhe e ka në Armeni, Vietnam, Mongoli, Serbi e Rusi. 72 për qind e qytetarëve të Serbisë dhe po kaq të Rusisë e përkrahin presidentin rus. Më së paku Putinin e duan finlandezët, 83 për qind. Pas tyre janë suedezët, portugezët, holandezët dhe shqiptarët e Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post