Bar-kafeja ndalon hyrjen për… azilkërkuesit!
Një bar-kafe austriake njoftoi sot se ishte e mbyllur për të gjithë azilkërkuesit duke ngjallur kritika të ashpra nga ana organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në këtë shtet, që ka përjetuar kalimin tranzit të disa mijëra migrantëve në muajt e fundit.
Ky lokal, që ndodhet në vendpushimin turistik luksoz të Bad Ischlit, në Alpet austriake, njoftoi se mori këtë masë disa ditë më parë pas incidenteve të përsëritura, ku disa migrantë kishin shqetësuar disa adoleshente duke përfshirë një kamariere.
“Nuk mund të durohen këto akte dhe vendosa të ndaloj hyrjen e tyre në bar-kafenë time”, sqaroi për median pronari, Karin Siebrecht-Janisch.
Në një mesazh të publikuar në fillim të javës në llogarinë e tij në Facebook, pronari kishte shkruar “Asylantenfrei” (të lirë nga azilkërkuesit), në një terminologji që të sjell ndërmend termin “Judeinfrei” përdorur më parë nga nazistët për hebrenjtë
Diskutime rreth kësaj post