Erinda Mino, e diplomuar për Psikologji në Tiranë dhe me banim në Ersekë, ka marrë pjesë sot në takimin e zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ajo ka rrëfyer në takim problemet dhe hallet e saj, duke thënë se edhe pse ishte diplomuar, ishte e papunë.
Më tej, ajo tha se ishte nënë e tre fëmijëve, të cilët i rrit e vetme. Zonja Mino i tha Berishës se prej dhjetorit i kishin prerë dhe ndihmën ekonomike, veprim të cilin ajo e quajti të qëllimshëm.
“Ju shohim si shpresë jo vetëm të kolonjarëve por të gjithë shqiptarëve. Vendi sot është jashtë mase shumë në rrezik. Unë kam mbaruar për Psikologji në Tiranë, jam e pa punë. Jam nënë e tre fëmijëve dhe i rris e vetme të tre. Jam pa asnjë lloj përkrahje, dhe që në dhjetor më kanë prerë dhe ndihmën ekonomike. Kjo është e qëllimshme. Më thonë sistemi, sistemi, ndërkohë që vetëm për mua është sistemi dhe për të tjerët jo. Të hënën më fillon dhe djali gjimnazin, pa asnjë lloj të ardhure nga ky sistem i poshtër. Bujqësia është për kuje të zezë, se unë jetoj dhe në fshat. Nuk po mbjellim dot asgjë për shkak të naftës… Nuk ja dalim dot për asnjë gjë. Energjia elektrike po… Kam shumë probleme. Ka shumë probleme që duan zgjidhje, unë fola vetëm për hallet e mia”, u shpreh Erinda Mino, banore e Ersekës.
Diskutime rreth kësaj post