Këngëtarja Nita Latifi ka rrëfyer ditën e sotme betejën e saj me sëmundjen e rëndë dhe shqetësimet që ka pasur ditët e fundit.
Nita tregoi se pas hyrjes në shtëpi ishin shfaqur disa shqetësime që lidheshin me të njëjtin problem.
Si pasojë e këtyre shqetësimeve në koordinimin me produksionin ajo është larguar nga shtëpia ditën e sotme përkohësisht për të kryer një kontroll mjekësor.
Teksa u rikthye në shtëpi Nita i tregoi banorëve se nga analizat e kryera ka ende diçka, por nuk është shqetësuese.
“Dua të ndaj me ju një ngjarje që ka ndodhur këto ditë me mua dhe që në fund të gjithë kësaj është një mesazh, një shqetësim, një sukses, të gjitha i ka brenda. Vitin e kaluar, unë kam pasur tumor në gji dhe jam operuar dhe doli gjithçka me sukese. Në momentin që kam hyrë këtu në shtëpi, ka disa ditë që kam pasur shtrëngime, shqetësime, disa dhimbje, gjatë ditës.
Disa banorë e kanë vënë re shqetësimin tim, Nuk kam treguar sepse kam qenë sot me produksionin në kontroll, kam qenë jashtë sot. Brësa një kontroll tjetër dhe doli që ka ende diçka, por nuk është shqetësuese, është nën mbikqyrje. Dua ta them sepse ekzistojnë njerëz këtu brenda që nuk sillen kot rreth pishinës, sepse po e pres një përgjigje për një stres që e kam pasur që nuk e kam pasur për detyrë të ngarkoj askënd me problemet e mia. Për lojën që bëj këtu brenda, nuk kam nevojë as të viktimizohem, as të më shihni për gjynah. Kjo nuk do të ndikojë aspak në lojë”, tha Nita, ku të gjithë banorët më pas të përlotur shkuan ta përqafojnë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post