Këngëtarja shqiptare Dafina Dauti ka bërë së fundmi një rrëfim mjaft tronditës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Në një bisedë me Xhulin, ajo ka treguar historinë e trishtë të ndarjes së saj nga ish-partneri.
Ajo ka zbuluar se personi në fjalë kishte qenë i ndarë me gruan, dhe kjo e fundit ishte shtatzënë, në të njëjtën periudhë me këngëtaren. Ajo po ashtu e ka përshkruar shtëpinë e ish partnerit të saj, si “të tmerrshme për jetesë”.
“Kur ia nisa me shku te ai, ky ish nda me gruan e tij dhe me demek sipas tyre (pohon me gjeste se ka qenë shtatzënë). Shkoja unë në shtëpi e rrija e gjëra. Por, kur erdha në shtëpi u befasova me faktin se fëmija ishte e tmerrshme. Nuk kishte kurrgjë, e tërë shtëpia me llamperia”, ka treguar Dafina.
Tutje, banorja e BBVK ka bërë të ditur se jo pak larg nga periudha kur gruaja e tij ishte shtatzënë, mbeti edhe ajo me barrë.
“E doja nuk do të thotë, unë e kam pas njeriun që i ka pasur milionat, por thjesht nuk kemi mundur të bënim. Por, unë prej familjes e kam të trashëguar që nuk nënçmojnë dikë. Me kalimin e kohës e pashë që diçka po fshehin prej meje. Pas tre-katër muaj lidhje dashurie kam mbetur shtatzënë”, ka shtuar ajo pos tjerash.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post