Pasi i ka njoftuar për sulmin ndaj Top Channel dhe vrasjen e punonjësit të sigurisë, Arbana u tha banorëve të Big Brother VIP se sonte nuk do të ketë spektakël siç kishin pritur ata për shkak të asaj që ka ndodhur.
Pasi njoftoi banorët për çfarë kishte ndodhur, Arbana ndërpreu emisionin dhe banorët u shpërndanë.
Më herët, vëllai i Madh vendosi që të shfaqë në ekran, pjesë nga ngjarja e rëndë, për t’ia lënë në dorë më pas banorëve, që ata të vendosin nëse do e vijojnë apo jo këtë rrugëtim, që ka nisur më 24 dhjetor të vitit 2022.
Klipi përloti të gjithë banorët e shtëpisë.
Qetsori: Nguëshëllime familjarëve dhe të gjithë stafit.
Olta: A ka të plagosur të tjerë?
Luizi: Ngushëllime familjarëve . Po qaj se unë e kam njohur edhe jashtë rojen. Më vjen shumë keq. Jam i bindur që ai lloj sulmi nuk ka qenë për ne. Këtë duhet ta them për të gjithë banorët. Kjo godinë, kjo media është me e sigurtë se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër, akt terrorist. Mund të them që të gjithë bashkë mund t’ia dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit dhe duke patur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca jonë! Ne këtu brenda jemi shumë të sigurtë dhe kemi njëri-tjetrin. Debatet këtu shumëzohen me zero, përpara kësaj ngjarje. I them familjarëve të Kolës se çfarë do të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë të konsiderueshme do ia dhuroj.
Dea:Ngushëllime familjes së Palit. Më vjen keq për këtë sulm që i ka ndodhur Top Channel. Ky vend është si familja ime. Faleminderit ju që keni këtë forcë që na e transmetoni ne.
Qetsori: Me të thënë të drejtën, unë e kam përjetuar në 1997. E njoh zhurmën e kallashit. Ma ndjeu zemra që kishte ndodhur diçka. Duke patur ndjesitë e luftës, e kuptoj se kur është me drejtim dhe se kur është në ajër. Bëmë llogaritë me Kristin dhe na dolën diku te 22 plumba. Shpresoj shumë që të mos kemi qenë ne shkakëtarët. Ne kemi dyshime se ndoshta padashje kapim tema që nuk duhen kapur.
Olta: Pse a ka shanse që mund të jemi edhe ne arsyeja?
Qetsori: Edhe fjalët nuk na vijnë, por unë mendoj që ta vazhdojmë.
Olta: Po si nuk janë kapur autorët, ka shumë kamera.
Në këtë pikë, unë ju besoj ju dhe do doja fjalën e fundit nga ju. Unë nuk shoh arsye për ta ndërprerë rrugëtimin tim. Ëndrra vazhdon dhe duhet të vazhdojë. Nuk shoh arsye që ne të heqim dorë.
Luiz: Me gjithë respektin që kam për familjen e të ndjerit, nëse ju thoni që ta vazhdojmë dhe keni dëshirë që ne ta vazhdojmë, unë them që vendimin ta marrim tani. Besoj se nuk do jetë shtëpia siç ka qenë. Është njerëzore, por ne nuk jemi jashtë, nuk po shohim dhe as nuk po lexojmë ndonjë gjë.
Elvisi: Kurrë më shumë se tani, nuk jam ndjerë si në shtëpinë time. Unë jam pro për ta vazhduar.
Luizi: Nëse është për tu marrë një vendim, unë jam dakord për ta vazhduar.
Arbër: Unë do jem këtu pavarësisht situatës. Është një situatë e trishtë jo vetëm për Topin, por për të gjitha mediat shqiptare. Mendimi im është që do qëndroja këtu, nëse do më pyesnin se çfarë pozicioni do mbaja., Kjo, për t’i treguar gjithkujt që fjala e lirë është e lirë.
Zhaklin: Unë mendoj që Arbana dhe Arbri e shprehën shumë mirë situatën. Unë jam një grua e guximshme dhe i çoj gjërat në fund. Bashkë me Arbrin dhe Arbana sepse ëndrra vazhdon.
Kristi: Nuk mund të them që jam mësuar me këto situata. E dëgjova krismën, por nuk doja të shpërndaja panik. Më vjen keq që goditet fjala e lirë. Për mua janë gjërat më të rëndësishme, jo vetëm për kulturën shqiptare. Po të kishte lidhje me në, do ishte ngjarje shumë e rëndë.
Diskutime rreth kësaj post