Banorët e Bregut të Lumit në Tiranë janë përplasur sot me forcat e rendit gjatë aksionit të Bashkisë së Tiranës dhe IKMT-së për shembjen e banesave të tyre.
Shtëpitë e tyre preken nga projekti i zgjatimit të bulevardit të ri, por banorët nuk duan të dalin jashtë banesave të tyre pa marrë zhvlerësimin e duhur, duke refuzuar edhe ofertën e bashkisë për akomodim në banesat sociale.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka një mesazh për banorët.
“Nderim qytetarëve të Bregut të Lumit që me guxim mbrojnë banesat e tyre nga Edvin Urrejtësi dhe Lal Plehu, që duan t’ju rrënojnë shtëpitë pa dëmshpërblim! Ju lumtë”, shkruan Berisha në reagimin e tij, teksa poston edhe një video nga momenti i përplasjes së banorëve me forcat e policisë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post