Banorët e Zall Herrit kanë dalë sot ne një protest unike të llojit të vet për vitin ku jemi. Ata kërkojnë ujë dhe rrugë.
Ata bllokuan sot rrugën me shpresën se dikush do i dëgjojë. Nuk kam më besim as te deputeti i zonës së tyre.
“Deputeti mori “zagarët” e vet atje dhe iku. Ai kishte thënë “nuk kam çfarë u them banorëve”. Ne kemi nisur protestat. Këtë punë e kemi marrë seriozisht. Problemi jonë është rruga dhe uji” tha njëri nga banorët.
Një tjetër, grua e moshuar tha se deputeti Xhemal Qefalia me vëllanë u morën ujin dhe e çuan në Dajt duke i lënë thatë.
“Xhemal Qefalia, ose të vijë këtu ose të heq mandatin. E çoi ujin në Dajt, kurse unë banore e Zall Herrit nuk kam pikë uji. Xhemal dhe Kujtim Qefalia të çojnë ujin në Dajt, kurse unë banore këtu nuk kam ujë. E mori ujin” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post