Washington, 13 tetor – Amerikanët që jetojnë në pesë qytetet më aktive në vendin e tyre janë banorët më të lumtur dhe më të shëndetshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), tregon hulumtimi i Institutit amerikan “Gallup and Healthways”.
Studimi është kryer në bazë të 150.000 intervistave në periudhën nga janari 2014 deri në dhjetor 2015.
U vërtetua se banorët e Bostonit, Washingtonit, Chicagos, New Yorkut dhe San Franciscos janë më së paku obezë, më pak vuajnë nga diabeti, tensioni i lartë e gjakut, kolesterolit të lartë dhe depresionit në krahasim me banorët e qyteteve më të vogla amerikane.
Siç theksohet, tek banorët e qyteteve të përmendura është regjistruar interes i lartë për aktivitete fizike si dhe një numër i vogël i konsumatorëve të produkteve të duhanit.
Diskutime rreth kësaj post