Fushatat elektorale kanë provuar se i afrojnë politikanët më tepër me qytetarët dhe problemet e tyre. Këtë herë ish-kreu i LSI apo Presidenti i ardhshëm i vendit, zhvilloi takime me disa banorë të njësisë nr. 10 në Tiranë. Gjithçka dukej e planifikuar mirë, që nga organizimi i ecjes, takimi i banorëve dhe shpërndarja e fletëpalosjeve elektorale.
Detaji që ish-kreu i LSI nuk mundi të parashikonte, ishte takimin me disa banorë të pakënaqur të cilët jo vetëm që nuk e mirëpritën, por kaluan deri në ofendime e mallkime kundrejt tij.
“- Ik ore i mallkuar! Nuk të duam as ty as fletëpalosjet e tua. Nuk je i mirëpritur në këtë lagje.”
Qenë këto fjalët e banorëve të disa pallateve të njësisë 10 afër zonës që njihet si “ish-Lidhja e Shkrimtarëve”.
U desh ndërhyrja e disa prej personave të stafit që Meta të largohej sikur të mos kishte ndodhur gjë drejt makinës së tij në drejtim të rrugës së Durrësit.
Rastet ku LSI dhe lidershipët e saj nuk mirëpriten nga banorë e zonave apo bizneset e vogla familjare, janë të dëgjuara tashmë. Cfarë ka mbetur për tu parë është rezultati final i zgjedhjeve. Do jetë LSI forcë e parë ashtu siç pretendon apo ka humbur kredibilitetin tek qytetarët ndërkohë? (Javanews.al)
Diskutime rreth kësaj post