Shtëpia e ‘Big Brother VIP’ është ndarë në dy kampe kryesore, të cilët po sulmojnë dhe analizojnë intensivisht njëri-tjetrin.
Monika, Paloma, Sabiani dhe Fifi ndodhen në oborr ku kanë komentuar llojin e lojës që po bën Donaldi dhe Semi. Sipas tyre, ata kanë nisur këtë edicion me një strategji të qartë të cilën po e vënë në zbatim ditë pas dite.
“Ata kanë hyrë me plan, ajo donte vëmendje nga Fifi. Ata e dinë se Fifi ka shumë fansa nga jashtë dhe duan të marrin vëmendje nga mbështetësit e saj”,- tha Monika.
Këtë gjë e aprovuan me bindje edhe Sabiani dhe Paloma.
“Ajo qau në spektakël për vëmendje, gjithçka e ka bërë për vëmendje. Nëse do ishte keq mund të drejtohen në Dhomën e Rrëfimit”,– tha Paloma.
Diskutime rreth kësaj post