Sfida e profesioneve ka nxjerrë në pah dijet që kanë personazhet e Big Brother për figura të njohura. Ndonëse ata quhen VIP se kanë dalë disa herë në ekran apo kanë marrë pjesë në spektakle dashurie, dështojnë që të gjejnë profesionet e figurave të famshme jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri si Sabiha Kasimati, Gjergj Fishta, Musine Kokalari apo Fatos Kongoli.
Ajo çfarë vihet re është se VIP-at e Big Brother nuk e dinë kush është shkencëtarja e parë grua, Sabiha Kasimati. Për këtë ka bërë një reagim të ashpër opinionistja Neda Balluku, e cila ka bërë një postim në Instagram ku thotë se nuk e kupton se si gratë nuk lexojnë për gra frymëzuese.
Banorët veçse nuk e njohin por edhe tallen duke qeshur ndërsa nuk kanë asnjë ide se si shkencëtarja sfidoi regjimin komunist.
“Katër djem rresht nuk dinë kush është Sabiha Kasimati. Deri këtu, dorëzohemi se ndodh të mos kesh njohuri. Ama e gëlltitën mungesën e informacionit dhe qëndruan të denjë duke pasuar radhën. Por t’i vijë radha Efit dhe duke qenë grua nuk e kuptoj sesi kurrë nuk ka ndjerë të kërkojë e lexojë për figura gra frymëzuese sic mund ta kemi bërë shumë nga ne në jetën tonë. Për burim frymëzimi e krenarie më së shumti. As kjo nuk ndodh. Por të tallësh *ythën duke u mekur me shkencëtaren e parë grua shqiptare e cila ka pësuar një fund të tmerrshëm nga regjimi komunist deri në tortura crenjëzore që prej kohësh kanë dalë në dritë. Është turp më së pakti, por në të vërtëtë një skandal i madh”, shkroi Neda Balluku.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post