Kryeministri i vendit, nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte u është drejtuar edhe një herë banorëve të zonës së Astirit në Tiranë, të cilët prej më shumë se 17 ditësh janë ngritur në protestë për të kërkuar dëmshpërblim për banesat që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Re.
Gjatë fjalës së tij, ku në këtë seancë po diskutohet për buxhetin e vitit 2019, Rama është shprehur se këta banorë të cilët kanë ndërtuar pa leje po kërkojnë që 30 milion dollarë që do të përdoren për të rritur rrogat e mjekëve, mësuesve, ushtarakëve etj, që të përdoren për t’i dëmshpërblyer ata 100%.
Kryeministri ka përmendur me emra disa nga banorët që protestojnë në zonën e Astirit duke bërë ironi me ta, e duke thënë se ata kanë dhe disa objekte pa leje në proces legalizimi.
“Po ku t’i gjejmë ne paratë për të dëmshpërblyer Gjovalinin nga Laçi që ka zaptuar dhe ka ndërtuar në tokë të përbashkët? Ramazanin i cili ka deklaruar dhe 4 ndërtesa të tjera pa leje në Tiranë kërkon që të dëmshpërblehet…Jo vetëm që ka zënë shtratin e Unazës, por mbron sloganin “shtëpia mbrohet me jetë”… ahh more Ramazan…
Agroni nga Elbasani që e filloi me një eksperiment, shtesë anësore ne Elbasan, dhe pastaj zbriti në Tiranë, dhe ka ndërtuar dy banesa pa leje dhe më pas edhe një te Unaza, dhe sot është bashkuar dorë për dore me Ramazinin dhe thotë se do japin jetën për shtëpinë”, u shpreh Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Në shtrati i Unazës së re shoku bashkim do lekët, 100% në dorë, se jo hyrjen e Tiranës nuk e hap, por për atë zot dorën te pushka e ka gati dhe kush ti dali përpara. Apo ska në krahë dhe Salanjin, Salianji e ka jetë të dytë këtë.
Ku e keni TVSH zero? Një zotim i ribërë në fushatën e 2017, por zotimet nuk janë si zotimet e kujtimet e bashkimit, qe e ndan mendjen dhe po i hipën Dajtit
Zotimet janë e thashë dhe do bëj çmos ta bëj, sot jemi këtu për lumturinë e Erijon Braces, për TVSH zero për produktet bujqësore dhe për herë të parë pas 28 vjetësh qeveria përcakton skemë financimi për të gjithë fermerët.
Të gjithë këta i bashkë tufa e Kadrive të PD-LSI -së bashke më Kadritë e paekzpozuar nga Ylli Kadriu, Andi Kadriu, te Qim Kadriu
Dalin te qendra ata, c’ju duhet atyre se janë te hyrja e kryeqytetit, me flamurin amerikan, se kanë zbuluar Amerikën të shtrati i unazës së re, dhe do e mbrojnë Amerikën nga indianët që jemi ne, 1 milion indianë. Shkoj unë në Surrel sa të dush, katunar tinore jam, po jam indian.
Diskutime rreth kësaj post