Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Kukësit e përfunduar me fitoren 2-1 të korçarëve, solli një episod të veçantë para nisjes. Natyrisht që nuk ndodh të shohim në stadiumet shqiptare koreografi të mëdha.
Ato ndodhin vetëm në ndeshjet e forta, apo ato derbi.
Tifozët e Skënderbeut sot kanë dhuruar spektakël para fillimit të ndeshjes ndaj Kukësit, me anë të një banderole gjigante të shfaqur në tribunën e tifozëve të “Ujqërve të Dëborës”.
Në të shfaqet një ujk në klasë duke u dhënë leksion skuadrave shqiptare Kukësi, Partizani dhe Flamurtarit, ndërkohë që pas dere qëndron Tirana.
Ndërkohë në të ka edhe një shkrim “Dëgjo, mëso, përparo” në shenjë ironie ndaj skuadrave rivale në kampionat.
Por ky kjo banderolë ka sjellë irritimin e tifozëve të skuadrave të tjera të cilët kanë vërshuar me komente nëpër rrjetet sociale. Ata i kujtojnë korçarëve se historia e tyre nis vetëm para 7 vitesh.
Diskutime rreth kësaj post