Nga Mentor Kikia
Shumë prej ish kolegëveapo kolegëve të Spiro Kserës mund të qeshin me akuzën e ngritur ndaj tij. Nja 8 të arrestuar për 300 milion lëke të vjetra. “Hahahahaha, po ne kemi marrë nga 300 milion Euro”- mund të thonë ata në kor. Por më duket se kjo vjedhja e Kserës është më e rëndë se të gjitha vjedhjet e tjera. Më e rëndë se ato të doganave, karburanteve, pullave fiskale, koncesioneve të tjera, tenderave të rrugëve…
Janë vjedhur paratë e dhëna për shtresat më të varfëra të shoqërisë. Për paraplegjikët, personat me aftësi të kufizara dhe romët. Janë njerëzit që kane nevojë më shumë se kushdo. Janë ata, fëmijët e të cilëve vdesin nëpër kutitë e kartonave nga i ftohti në dimër. Janë njerëzit e paralizuar në karroca, që presin mbështetjen e shtetit për cdo gjë. Pikërisht paratë e këtre banda e Kserës i ka vjedhur. Padyshim që janë shumë pak 300 milion lekë të vjetra, shumë pak. Ata kanë rrjepur cdo fond që është dhënë për këtë shtresë. Dhe këtu Ksera nuk është vetëm, nuk bëhet fjalë për nëpunësit e tij ordinerë, por për bandën e OJQ-ve dhe bandën e donatorëve të huaj. Paratë që kjo ministri duhej të shpenzonte për këto kategori të shoqërisë(behet fjale per miliona Euro cdo vit) jepeshin më së shumti nga donacione të huaja dhe padyshim që ndaheshin po mes tyre.
Jam vetë dëshmitar sesi përmes kësaj ministrie, bëheshin dalje fondesh në emër të fëmijëve të ngujuar dhe askush nuk e dinte se ku përfundonin(padyshim që në xhepat e tyre). Ksera shkarkoi nga detyra drejtorin Personave më Aftësi të Kufizuara sepse nuk firmoste projekte fiktive në emër të tyre. Ja pse kjo bandë duhet të mbetet në burg. Por duhet të kthejë edhe paratë.
Ah, desh harrova: Hetimi duhet të publikojë edhe emrat e OJQ-ve që kanë bërë aktivitete fiktive dhe kanë firmosur paratë e Kserës. Populli duhet të mësoje se cila është kjo shoqëri civile ordinere.
Diskutime rreth kësaj post