Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme lidhur me torturimin e një 19-vjeçari nga Fieri 3 ditë më parë.
Duke publikuar mesazhin e një qytetari, Berisha thotë se atë e kanë rrëmbyer bandat e lidhur me pushtetin, ku ka përmendur nëndrejtorin e policisë së Fierit dhe kreun e kësaj Bashkie, Armando Subashin.
Sipas ish-kryeministrit 19-vjeçari me iniciale F.L, është masakruar me thikë nga kjo bandë, ndërsa ai është dërguar në spital, ku më pas është lënë edhe i lirë.
Berisha po ashtu, shton se ngjarja në fjalë është mbajtur e fshehtë nga ana e policisë.
“Narko-bandat e Fierit te lidhura me pushtetin marrin peng dhe torturojnë 19 vjeçarin ndersa çunat e krimit me uniforme mbulojne krimin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Z, Berisha po denoncoje nje ngjarje shum here me erend nga ajo e elbasanit ne fjer 3 dite me par eshte mare penge nje djal ir 19 vjec esht turturuar 24 ore nga nje band kriminale me lidhje te drejt perdrejta me drejtorin e policis fier nen drejtorin dhe kryetarin ebashkis armando sybashin policija po mundohet te fsheje ngjarjen ju lutem verifikejeni djali eshte ishtruar me spital me inicjalet f,l ekan masakruar me thik nga kembet policija ju tha familjarve ike egjejeni vet se do jet frshehur mbas 30 ninutave penge parsite ekan liruar te riun ju ltem verifikojen”, -shkruan Berisha në profilin e tij në ‘Facebook’.
Diskutime rreth kësaj post