Ish-Presidenti Bamir Topi i ftuar e cilësoi si një lojë debatin politik mes shumicës dhe opozitës për reformën zgjedhore dhe çështjet e tjera. Ai u shpreh se nuk duhet të kemi pritshmëri që dy bashkëfajtorët, referuar PS-së dhe PD-së të hapin lojën për të tjerët.
“Po ku do të shkojë fati i grupeve të interesit që kërkojnë diçka dhe nuk e gjejnë. Kur them se parlamenti është në këmbët e kryeministrit them se politikisht ka një shumicë që e kalon kuotën e shumicës së cilësuar, ka 3/5 dhe 2/3. Ky e ka kuptuar sikur qeveria është shteti.
Edhe opozita është përgjegjëse. Këta janë bashkëfajtorë. Edhe sot kemi një prononcim të ish-kryeministrit Berisha që i qëndron paktit me Ramën në prillin e 2008, që do të thotë pas 12 vitesh nuk ka asnjë reflektim. Edhe në deformimin e rezultatit kanë qenë bashkë” tha Topi në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post