Ish-presidenti, Bamir Topi duke ju referuar hyrjes së Sali Berishës në selinë e PD-së, tha se ai e di shumë mirë ku është vija e kuqe, dhe e di mirë se është në fokus nga strukturat e drejtësisë. Madje sipas Topit, Basha po shpreson që Berisha të gabojë.
Deklarata e Topit:
“Doktori pavarësisht shumë gjërave për tu kritikuar ka eksperiencën e tij dhe është në një moshë që e di se ku është vija e kuqe. Po tenton të ndërmarrë një aksion, por duke qenë inspirues i moralit të rikthimit të demokratëve në seli, por e me duart e të tjerëve. Ai e di se njeriu që është më në fokus nga strukturat e drejtësisë është ai. Basha po pret që Berisha të gabojë. Problemi nuk është se Basha shpreson të bëjë gol, por shpreson që tjetri të gabojë. Të dy palët nuk kanë më koshiencën racionale, por kanë instiktet dhe po mbrohen”, u shpreh Topi.
Diskutime rreth kësaj post