Ish-presidenti Bamir Topi tha se Sali Berisha ka pësuar një metamorfozë të dukshme në politik pasi u shpall “non grata”.
Deklarata e Topit:
“Ka një metamorfozë të dukshme në sjelljen politike të Berishës, i pari erdhi pasi u shpall non-grata. Ai bënte sikur nuk kuptonte arsyet e vendimit. Pastaj filloi të shikojë me sytë e tij që një pjesë e mbështetësve ishin me të. Në momentin e parë ishte në mbrojtje, hap pas hapi, filloi të krijonte forca, kur e pa që ekipi i tij e kalonte mesin e fushës dhe po shkonte në fushën kundërshtare, pa që mund të shënonte gol. “, tha Topi.
Diskutime rreth kësaj post