Ish-presidenti Bamir Topi, deklaroi se gjendja aktuale në Partinë demokratike është katastrofike dhe sot kemi një betejë mes dy profileve apo individëve.
“Natyrisht gjendja është katastrofike dhe madje këtë ndjesi e kam pasur shumë kohë më parë. Është katastrofike sepse unë sot nuk mendoj kurrë se çështja është te një sigël. Në demokraci individi vendoset në funksion të një kauze këtu në mënyrë graduale kronike dhe unë ju, ne kemi konstatuar se kjo ka ndodhur edhe më parë dhe sot kemi një betejë midis dy profileve, individëve që nuk mendojnë përtej fatit të tyre. Tek ata nuk ekziston më asnjë kontratë morale apo politike, as nuk mendojnë se janë nominuar për të bërë atë që mungon opozita. Nëse Berisha ka realizuar një kontratë me demokratët në përgjithësi Basha në sytë e mi ka realizuar një kontratë me Berishën. Këtu jemi para një paradoksi të çuditshëm dhe të gjithë ata që kanë menduar ndryshe nga ata që mendojnë vendin janë në një dëshpërim të thellë”, tha ai në MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post