Bamir Topi është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha po bën gjithçka për të ruajtur karrigen e tij duke qenë se në korrik do të bëhen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’. Topi tha se gjërat në PD po shkojnë gjithnjë e më keq, e për këtë bën fajtor Sali Berishën. Për Topin, Ky i fundit kërkon që të ketë pronësinë e përhershme të PD-së dhe për këtë “në ndihmë po i vjen Basha”.
“Basha po bën një fushatë në funksion të vetes dhe po tenton që të mbajë të ngrohtë anëtarësinë që do marrë pjesë për votimet për kryetar në korrik. Nëse ti nuk i njeh zgjedhjet, ti do duhet të shkosh në të njëjtin gjest të mos njohjes së parlamentit. Këta nuk e thonë këtë, thonë nuk njohin zgjedhjet, por do futen ne parlament.
Ndonëse çdo opozitë tenton që të bëjë rotacionin, por mendoj që suksesi më i madh i kësaj drame është rifutja në institucione. (…)Basha ekskluzivisht po ruan karrigen e tij. Gjithçka luhet në ekgzocentizëm, por ka edhe dikë që është në hije ose jo, Basha nuk është liruar nga shefi i tij politik (i referohet Berishës). Dikush mund të thotë që Basha ka fituar autonominë, por interpretimi im është ndryshe, aty gjërat po shkojnë keq e më keq se nuk janë çliruar nga ajo psikozë që e ndjek PD prej shumë vitesh, që është një individ që do pronësinë e përhershme PD-në”, – tha Topi.
Diskutime rreth kësaj post