Ditën e sotme i ftuar në ‘Top Talk’, ish presidenti Bamir Topi ka folur në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar .
‘Unë do të ju referohesha vetëm veprimeve të natyrës kushtetuese dhe ligjore. Fakti që presidenti Meta e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese, unë besoj se i takoj kësaj te fundit që të shprehet për këtë punë.
Pra ka një veprim ‘incorso’, ka një veprim i cili po ndodh. Pa u shprehur GJK e cila ende nuk është krijuar, shumë probleme të natyrës ligjore ka dhe do të ketë.”-tha Topi.
Pjesë nga intervista:
Dyrnjaja: Doja tu pyesja jo vetëm në rolin tuaj si politikan dhe ish president, por edhe si qytetar autokton i Tiranës. Sipas jush duhet ruajtur apo shembur teatri?
Topi: Unë kam pasur mendimin tim dhe e kam konsoliduar, nuk është thjeshtë çështja për një godinë.
Të gjithë zotërisë që janë marrë me politikën 30-vjeçare të tranzicionit, meqë më pyeti si tiranas autokton.
Dyrnjaja: Po flasin të gjithë për Tiranën, por nuk po flasin autoktonët.
Topi: Jo unë kam folur, por ju nuk keni lexuar me sa duket një kapitull shumë të rëndësishëm që unë kam në libër për Tiranën.
Të gjithë këta zotërinj në thonjëza, madje nuk e kam me këtë që është kryetari aktual, por e kam me atë që ka qenë 11 vjet kryetar bashkie e kam me atë që ka 7 vjet kryeministër i cili është një nga rrënuesi kryesor të fizionomisë së Tiranës.
Për këtë njeri nuk ekziston, historik dhe këtu më ka ballë përballë dhe jam i gatshëm në një debat të hapur publik për atë që i ka ndodhur Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post