Bamir Topi e cilësoi Bashën si bashkëpunëtorin më të afërt politik që ka pasur ish-kryeministri, ai shtoi se kreu aktual i PD është konsideruar gjithmonë si “njeriu i familjes së Berishës”, që nuk hyri kurrë në selinë blu nga dera kryesore.
Deklarata e Topit:
“Unë kam bërë një analogji, një histori që përsëritet në mënyrë ciklike, marrëdhënia e Enver Hoxhës me Ramis Alinë. Basha për Berishën nuk është thjesht bashkëpunëtori më i afërt politik, i cili hyri nga dera e pasme e oborrit të PD, asnjëherë Basha nuk hyri midis njerëzve, nga dera kryesore. Çelësat i ka pasur vetëm Berisha, ky është njeriu që u konsiderua që në momentin e parë si njeriu i familjes. Është një goditje që ka marrë në mënyrë të befasishme nga një person që e kishte menduar njeri të familjes.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post