Ish- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë dhe “betejën politike” midis Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit të vendit Edi Rama.
Sipas ish- presidenti i Republikës, Bamir Topi, u shpreh se të gjithë problemet në vendin tonë nisin nga një mungesë kulture politike, të organeve qeverisëse, të cilët sipas tij kanë një uri të shtuar për të uzurpuar gjithçka.
Origjina e problemeve sipas Topit fillon që nga ndryshimet kushtetuese të viti 2008. Ndonëse Shqipëria është një Republikë Parlamentare, sipas ish-presidentit ajo është një Republikë Kryeministrore. Nisur nga këto, pushteti i kryeministreve jo vetëm i Edi Rama tanimë, por edhe i Sali Berishës në të kaluarën kanë pasur një uri të shtuar për të tentuar të zbatojnë dhe ato që konsiderohen si institucione të pavarura, thotë Topi për emisionin ‘Top Talk’. Por për të arritur këtë gjithnjë ka pasur një pengesë, i cili është institucioni i presidentit, shprehet ish- presidenti.
“Unë mendoj që origjinën e të gjithë problemeve e kemi të gjithë në mungesën e një kulture politike qytetare, e një vullneti për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet, e një dëshire patologjike për të qenë protagonist dhe uzurpues të gjithçkaje. Mjafton që ta kesh këtë mundësi dhe politikanët kryesor të këtij vendi, një pjesë të mirë e të cilëve unë i kam njohur më nga afër, kanë këtë lloj disproporcioni, të shkojnë dhe të uzurpojnë gjithçka. Unë besoj që jemi absolutisht në këtë klimë.
Unë natyrisht nuk futem në fenotipin politik dhe psikologjik të së cilës palë, por në momentin aktual dukshëm nisur dhe nga një mundësi që iu është dhënë kryeministrit qoftë si emër qoftë dhe si institucion, pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Tashmë me plot bindjen unë mund të them, ndonëse në kushtetutë shkruhet se Shqipëria është një Republikë Parlamentare, defakto është një Republikë kryeministrore. Nisur nga këto premisa padyshim me kalimin e kohës, pushteti i kryeministrave, kam parasysh këtu jo vetëm zotin Rama por edhe zotin Berisha. Mbas vitit 2008 erdhën duke shtuar oreksin, erdhën duke kërkuar gjithnjë dhe më shumë.
Praktikisht përveç dominimit të mazhorancës politike parlamentare, që është normale në parlament, erdhën duke u futur, duke u interferuar, duke tentuar të zbatojnë dhe ato që konsiderohen si institucione të pavarura. Në këtë betejë institucionale patjetër nuk kanë pasur asnjë lloj pengese, por mesa duket e vetmja pengesë mbetet tek institucioni i presidentit. Në këtë kontekst unë shikoj dhe zhvillimin e ngjarjeve të fundit, pavarësisht që nuk i kanë respektuar institucionet, palët nuk kanë tentuar t’i qëndrojnë institucionet dhe mesa duket fushëbeteja është në betejën politike”, u shpreh Bamir Topi.
Diskutime rreth kësaj post