Mario Balotelli te Marseille ishte një nga telenovelat e verës së kaluar e cila nuk kishte një fund të lumtur.
Por edhe pse me 6 muaj vonesë ky operacion merkatoje do të realizohet me sukses. Sulmuesi italian ka prishur përfundimisht çdo marrëdhënie me klubin e Nice dhe gjatë këtyre ditëve do të jetë një lojtar i lirë në treg, pasi do të divorcohet zyrtarisht nga skuadra që drejtohet nga Patrick Viera.
E ardhmja e Balotellit megjithatë do të vazhdojë të jetë në Ligue 1, pasi Supermario ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Marseille aty ku Rudi Garcia po e pret krahëhapur pasi e ka dashur gjithmonë ish lojtarin e Interit dhe Manchester City-it në skuadrën e tij. /albeu
Diskutime rreth kësaj post