Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë.
Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Balluku bën të ditur se me Zaev pati mundësinë që të diskutonte nga afër për bashkëpunimin rajonal. Ministrja shprehet gjithashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes dy vendeve dhe se është gati një plan i qartë për zbatimin e tij.
Postimi i Ballukut:
“Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e 🇲🇰Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.”-shkruan Balluku.
Diskutime rreth kësaj post