Tashmë qytetarët do të kenë shumë lehtësime përmes aplikacionit OSHEE APP. Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot se, nëpërmjet këtij aplikacioni qytetarët mund të kryejnë një sërë shërbimesh pa qenë e nevojshme të paraqiten në sportele.
“Më shumë lehtësime për qytetarët. Përmes aplikacionit OSHEE APP, mund të kryeni një sërë shërbimesh pa qenë e nevojshme të paraqiteni në sportele. OSHEE APP më thjeshtë, më shpejt”, shkruan Balluku.
Përmes këtij aplikacioni qytetarët mund të marrin vërtetimin e debisë me një klikim.
Diskutime rreth kësaj post