“Kemi ndryshuar mentalitetin e pagave”, kështu deklaroi nga Dibra ku po mban një takim me gratë dhe vajzat e këtij qarku, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Kjo e fundit theksoi se tashmë nuk ka më diferencime në paga mes burrave dhe grave dhe këtë gjë e ka arritur me sukses qeveria.
Drejtuesja politike e këtij qarku, shtoi se barazia gjinore ka qenë gjithmonë vizioni që ka pasur Partia Socialiste.
“Bulqizës i duhet një grua, kjo është festa që do të ketë fitoren më të madhe historike që ka pasur PS në Bulqizë. Edi Rama ka besuar tek ratë si forca më e madhe lëvizëse, besnike, sepse e kanë bërë tashmë zgjedhjen se kush është forca politike që i mbështet, i fuqizon dhe i rrit. Kur unë dhe shoqja ime, Ogerta e kemi nisur rrugëtimin, kemi qenë rreth 20 vjeç. Dhe derën për të nisur këtë rrugëtim na e hapi Edi Rama pavarësisht moshës së re por edhe qindra grave dhe vajzave në bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës mori pamjen e një gruaje, ishim më shumë se 700 gra.
Si një koshere bletësh që nuk pushonte kurrë. Të gjithë thoshin se në bashki ka më shumë gra sesa burra por ai model filloi të shtrihej edhe në bashki të tjera. Shembulli i bashkisë së Tiranës u kthye në një shembull për të gjitha bashkitë, dhe çuditërisht patën rendimentin më të lartë. Ne në shembullin e Edi Ramës vazhdojmë të punojmë në ins që drejtojmë me të njëjtin mentalitet. Nuk ka dallim midis grave dhe burrave. Ne themi se duhet të kemi shanse të barabarta, të punësohesh sepse je i zoti dhe jo sepse vesh fund apo pantallona.
Ne kemi ndryshuar mentalitetin e pagave, pagat tashmë nuk mund të kenë diferencë mes një burri dhe gruaje për të njëjtën punë. Ne jemi ai vend që në qeveri kemi shumë më shumë gra se burra jo për të thyer rekorde po se kemi treguar se jemi të afta më shumë se burrat”, pohoi ministrja e Infrastrukturës.
Diskutime rreth kësaj post