Turizmi i masiv, i cili vitin e shkuar solli 10 milionë vizitorë në Shqipëri përveç përfitimeve vjen dhe me kosto për mjedisin. Pikërisht numri i lartë i turistëve që pushuan në bregdetin shqiptarë gjatë 2023 ka sjellë dhe ulje të numrit të plazhe me ujëra larës të klasifikuara me cilësinë e shkëlqyer.
Një nga masat për të pastruar ujërat larës në detet, liqenet dhe lumenjtë tanë është ai që detyron të gjitha bizneset që operojnë buzë tyre të vendosin impiante për trajtimin e ujërave të ndotura. Taks Forca e ngritur me akt normative të qeverisë vitin e shkuara është në terren për të inspektuar zbatimin e këtij detyrimi. Për të shmangur çdo abuzim në pikun e sezonit turistik punonjësit e task forcës janë të pajisur me kamera trupi.
Zv/kryeministria shpjegon se qëllimi është këshillimi i bizneseve, por në rast se nuk e ndërmarrin këtë detyrim atëherë siç e parashikon akti normativ do të vendosen dhe sanksione.
Në zonën e Radhimës dhe Orikumit ku Balluku ishte këtë mesjavë për inspektim përgjithësisht strukturat hoteliere ekzistuese ose në proces ndërtimi janë sensibilizuar për vendosen e impianteve. Ata që përmbushim këtë detyrim pajisen dhe me një dokument zyrtar që vendoset në një vend të dukshëm dhe për kientetët.
Diskutime rreth kësaj post