Rrugëtimi i grave në PS, ishte në fokus të prezantimit të Manifestit të Forumit të Gruas së kësaj force politike. Zv.kryeministrja Belinda Balluku foli për kontributin e shtuar të grave ndër vite.
Belinda Balluku, zv.Kryeministre e Shqipërisë: Se Shqipëria është në momentin e saj më të mirë është falë kontributeve të gruas. Dhe nëse Shqipëria është në momentin e saj më të mirë nga kjo duhet të përfitojnë të gjitha gratë, të gjitha vajzat.
Sipas Ballukut, ky rrugëtim politik ka qenë i shtruar nga kryeministri Edi Rama, i cili që në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës, shumicën e ekipit e kishte gra.
Belinda Balluku, zv.Kryeministre e Shqipërisë: Kemi patur fatin e madh sepse këtë rrugëtimin tonë e ka çarë Edi Rama. Në vitin 2004 unë vendosa që t’i bashkohesha Edi Ramës në vizionin e tij të madh për ndryshimin e Tiranës dhe Bashkinë e Tiranës punon 70% gra në 2004. Dhe nuk punonin thjesht për të mbushur pozicionet e specialisteve, ishin drejtuese. Bashkia e Tiranës drejtohej nga 2 nënkryetare gra, më pas një shefe kabineti grua, këshilltare, drejtoresha të përgjithshme që sot ndodhen në pozicione drejtuese.
Sipas saj, roli i grave në PS është shtuar aq shumë sa kanë lënë në hije edhe burrat e kësaj force politike.
Belinda Balluku, zv.Kryeministre e Shqipërisë: Madje mendoj shpesh herë që ka ardhur koha të merren në mbrojtje burrat e Partisë Socialiste të cilët vuajnë represionin e grave në të gjitha nivelet. Duke nisur nga qeveria me një kabinet me shumicë zonjash dhe duke përfunduar pastaj në Grup Parlamentar, që po nuk folëm ne nuk e hapin gojën burrat.
Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi ky forum është një armë më shumë në garën e ardhshme elektorale.
Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS: Forumi juaj, një forum realisht shumë i fortë, por natyrisht edhe shumë simpatik, shumë i ëmbël me kaq shumë buzëqeshje me kaq shumë personazhe pozitive. Është sot një armë shumë e fortë jo vetëm për funskionimin tonë të brendshëm , por padyshim është sot një armë jashtëzakonisht e nevojshme në fitoren tonë të garës së ardhshme elektorale.
Forumit të Gruas së Partisë Socialiste të Shqipërisë, është hartuar përmes një procesi gjithëpërfshirës të vetë grave dhe vajzave të forumit nga të gjitha bashkitë e vendit.
Diskutime rreth kësaj post