Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka dalë në një deklaratë ku dhe na ka informuar mbi të dhënat nga energjia elektrike.
Ajo ka bërë thirrje që të kursejmë dhe se fasha prej 800 kWh nuk do të aplikohet.
Belinda Balluku: Është vendosur një fashë 800 kwh dhe nuk është vendosur në punë këto muaj. Kursimi në muajt e parë ishte një kursim i konsiderueshëm. Në muajin tetor kishte 7% të kursimit të energjisë elektrike në rang vendi. Ndërsa në nëntor 2% në rang vendi, është një kursim i vogël, ndërkohë disa institucionet ende po kryejnë kursime. Çdo institucion shtetëror shqiptar ka kursyer 20% në rang vendi. Qeveria ju kërkon të kursejë, dhe se nuk është rritur në asnjë moment çmimi i energjisë elektrike.
Diskutime rreth kësaj post