Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku konfirmoi informacionin se Shell ka gjetur naftë dhe gaz në malin e Shpiragut në Berat.
Në një intervistë për Euroneës Albania, Balluku u shpreh se në mars të vitit 2023 do të ketë më shumë detaje për këtë zbulim.
“Sot, në fazën finale të eksplorimit deri në mars të vitit 2023, pritet të ketë një analizë të hollësishme të mënyrës sesi ky hidrokarbur do të dalë nga nëntoka. Pra, që Shell ka goditur tashmë një artierie shumë të rëndësishme, e cila është e përbëre nga naftë dhe gaz, ky është një fakt. Në këto momente, faza finale është faza analitike e mënyrës sesi do nxirret i gjithë ky hidrokarbur në mënyrë efiçente”, theksoi ajo.
Sipas Ballukut, kjo kërkon një plan shumë të mirë pune, të cilën Shell do t’ia dorëzojë ministrisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Balluku theksoi se ky zbulim i rëndësishëm i Shell në zonën e Shpiragut do të pasohet nga një investim i rëndësishëm, rreth 6-7 miliardë euro, që ka për synim ngritjen e infrastrukturës dhe logjistikës që do shërbejë për nxjerrjen, përpunimin dhe shpërndarjen e hirdokarbureve të zbuluara në këtë zonë.
Diskutime rreth kësaj post