Në kushtet e një krize energjitike dhe në vjeshtë pritet përkeqësimi i saj, ministrja Belinda Balluku ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi.
Në një video të ndarë në rrjetet sociale, Balluku i këshillon qytetarët që të kursejnë energjinë. Në videon jepen rekomandime sesi të përdoret lavatriçja. Këshillat përfshijnë që të përdoret sa më pak gjatë javës dhe rrobat të lahen me 30 gradë. “Kursejmë energjinë që ta kemi!” shkruan Balluku.
Çmimi i energjisë elektrike ka arritur nivele rekord gjatë së hënës në bursë. Një megavator është shitur deri në 800 euro në orare piku duke regjistruar rritje drastike.
Diskutime rreth kësaj post