Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për subjektet që operojnë si furra buke, sipas ministres Belinda Balluku, vendos një konkurrencë të pastër në treg.
“Grupi i furrave të bukës, dhe ai i pastiçerisë dhe furrave përfitojnë ndjeshëm nga kjo skemë e re që do vëmë në dispozicion. Do ketë një impakt disi negativ te subjektet e mëdha, por kemi vendosur barazi. Kur ka një trajtim të drejtë edhe konkurrenca do jetë e drejtë, se këtu ishte problemi i konkurrencës.”
Gjatë inspektimit në terren të zbatimit të këtij sistemi, ajo tha se falë skemës së re të faturimit, ata që përfitojnë janë qytetarët pasi nuk do të ketë më as abuzime.
“Duke i mbrojtur dhe duke i mbajt me 7.6 sigurojmë që çmimi nuk do rritet. Deri në fund të verës, deri në 1 shtator do jetë përmbyllur i gjithë procesi.”
Nga ky sistem faturimi preken rreth 2 600 subjekte. Furrat e bukës që tregtojnë vetëm bukë do të faturohen me 7.6 lekë për kilovatorë, ato që tregtojnë bukë dhe produkte pastiçerie do faturohen me 9.5 lekë për kilovatorë, ndërsa çmimi për ato subjekte që përveç bukës dhe produkteve të pastiçerisë kanë edhe bar-kafe do të jetë 12 leke për kilovatorë.
Diskutime rreth kësaj post