Ballkani është mposhtur 1-2 nga Sivasspor në ndeshjen e katërt në grupet e Conference League.
Në “Fadil Vokrrin” ku ishin të pranishëm 13 mijë tifozë nuk mjaftoi goli i kapitenit Armend Thaqi për t’i dhënë triumfin në shtëpi Ballkanit.
Do duhej minuta e 36 kur Thaqi me një goditje pa shumë pretendime të mposhtte Vural. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Ballkanin.
Por në të dytën respektivisht në minutat 73 dhe 81 të sfidës ku Arslan dhe Angielski përmbysën gjithçka duke mbyllur shifrat në 1-2.
Diskutime rreth kësaj post