Deputeti i PD-së Tritan Shehu, deklaron se ‘Ballkani i Hapur’ varroset me litarin jashtë, ku një ditë pas deklaratave të Ramës se kjo nismë e kreu funksionin e saj, Shehu shkruan se historia nuk ka mbaruar, fantazma e tij vazhdon të endet rreth nesh!
Sipas tij, dëmet e krijuara janë të gjëra e duhet kohë të tejkalohen.
Në tërësi, deklaron ai, ato lidhen me tjetërsime të historisë së Rajonit tonë, qëndrime kokëposhtë strategjike politike, deformime të ekonomisë së tregut, konkurrencës së ndershme në Rajon, etj.
POSTIMI I PLOTË:
“Ballkani i Hapur “varroset” me “litarin” jashtë!
Deklarimi i detyruar i Ramës për “avullimin” e Ballkanit të Hapur, pa asnjë argument ishte si promovimi, që po ai i bëri këtij projekti të Vuçiçit në Nish.
Ballkani i hapur po “varroset” ashtu siç u promovua, në konspiracion të plotë!
Si një nismë konspirative kundër Procesit të Berlinit, Perëndimit, Kosovës, shqiptarëve e të ardhmes europiane të rajonit.
E ëndërruar në Beograd, përpunuar në Moske, e mbështetur edhe diku në Lindje.
Dhe si çdo veprimtari e tillë konspirative, me implikime ndërkombëtare, pasojat e tij vazhdojnë gjatë edhe mbas arshivimit sepse:
1- Dëmet e krijuara janë të gjëra e duhet kohë të tejkalohen.
2- Shumë prej të cilëve akoma nuk janë të dukshëm, pra koha do të evidentojë të tjerë.
3- Në tërësi ato lidhen me tjetërsime të historisë së Rajonit tonë, qëndrime kokëposhtë strategjike politike, deformime të ekonomisë së tregut, konkurrencës së ndershme në Rajon, etj.
Të gjitha këto duke synuar realizimin e ëndrrës serbe “Jugosllavia e re”!
Pra Ballkani i hapur edhe i “varrosur”, ka lënë mbi tokë “litarin” e tij.
Historia nuk ka mbaruar…
Fantazma e tij vazhdon të endet rreth nesh”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post