Kryeministri Edi Rama sot në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë ka rikthyer në vëmendje përplasjen me Albin Kurtin për ‘Ballkanin e Hapur’.
Pyetje: Cili është qëndrimi i Shqipërisë për Ballkanin e Hapur?
Rama: Mendimi i Shqipërisë, e ai i imi lidhur me Kosovën dhe Serbinë nuk është as sekret dhe as i panjohur. E kam shprehur që në krye të herës. Nuk ka asnjë dilemë. Sa i përket Ballkanit të Hapur kemi dy qasje, qëndrime dhe opinione të ndryshme. Duhet që edhe ju edhe ne mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërat. Kështu që mendoj që këto opinione të ndryshme nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh. Nëse më lejoni që t’i referohem Shqiponjës me dy koka, trupi qëndron drejt. Shqiponja është e informuar në 360 gradë mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikon që të kapet në befasi, i kontrollon me sy të dyja anët. Është vlerë e shtuar që jemi një shqiponjë me dy koka. Kur te jemi me një kokë, rreziku është të kafojmë veten sesa sot kur nuk kemi këtë luks dhe këtë qëllim. Jam optimist për këndvështrimin strategjik për Ballkanin e Hapur. Është debat i hapur për mua dhe Albinin. Nuk rrimë dot pa menduar dhe e kemi problem po të mendojmë njësoj për të gjitha gjërat.
Diskutime rreth kësaj post