Ditën e martë, Kryeministri Edi Rama, do të niset drejt Serbisë. Kjo pasi në datat 3 dhe 4 Nëntor, ai do të jetë i pranishëm në Beograd, ku do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën “Ballkani i hapur”.
Sipas njoftimit të qeverisë, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve.
Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, e më pas do të ketë një konferencë të përbashkët. Ende nuk dihet nëse në Beograd, janë thirrur të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tre vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, që refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.
Diskutime rreth kësaj post