Ish-deputeti Klevis Balliu është shprehur se Edi Rama, më me shumë merak ka çështjen e Serbisë sesa Shqipërinë.Në një intervistë për RTV Ora ai u shpreh se Rama nëse do të donte ta ndihmonte Ukrainën do të pranonte kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që të ndalojë turistët rusë të vizitojnë vendin tonë.
Klevis Balliu: Është normale që Rama të ketë me më shumë merak çështjen e Serbisë sesa çështjen e Shqipërisë apo Ukrainës. Çfarë do I japë Rama Ukrainës, armë? Këta nuk kanë as qifte. Rama ka shkuar atje për të marrë vëmendjen e vet. Rama nëse do kishte bërë për Ukrainën duhet të plotësonte kërkesën e presidentit ukrainas. Rama nuk e bëri sepse do i bërtisnin në Beograd. Rama ka hallin që mos të ushtrohen presion ndaj Serbisë për të mos i vënë sanksione Rusisë.
Më tej Balliu tha se Rama punon për nismën “Ballkan i Hapur” që i shërben vetëm Serbisë, ndërsa shtoi se kreun e qeverisë e lidhin shumë gjëra me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Klevis Balliu: Rama po punon për Ballkanin e Hapur që është një ide politike që i shërben vetëm Serbisë dhe askujt tjetër në rajon. Po sikur të kishte punuar aq shumë për Shqipërinë? Atëherë do ia kishte zgjidhur problemet qytetarëve. Rama është në shërbim të Beogradit. Me Vuçiç e lidhin shumë gjëra Edi Rama. Këta janë të lidhur në mendësianë e tyre raciste, politike e kriminale.
Diskutime rreth kësaj post