Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka hedhur poshtë sot të gjitha deklaratat nga kryeministri apo kryebashiaku i Tiranës se banorë të Unazës së Re kanë pranuar shembjen e shtëpive të tyre dhe kanë hyrë në banesat sociale. Balliu vuri në dukje se ato shtëpi për të cilët foli Rama dhe Veliaj janë në Laprakë, kurse në zonën e Unazës së Re nuk është shkatërruar dhe as do të shkatërrohet asnjë banesë.
Balliu foli nga protesta që ka nisur prej mëngjesit sot tek segmenti midis pallatit me shigjeta dhe sheshit shqiponja.
“Këta banorë, – tha Balliu, – janë mbledhur këtu për të mbrojtur banesat e tyre nga një projekt tërësisht korruptiv, që mbush xhepat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe i le këta banorë pa shtëpi. Këto akte të paprecedenta të turpshme të emblemës së mashtrimit sot në Shqipëri, që është Erion Veliaj, janë ta patolerueshme.
Fotografia e nxjerrë nga bashkia e Tiranës bën fjalë për një godinë që ndodhet në Laprakë dhe jo në zonën prapa AMC, jo në zonën e Astirit. Në këtë shtëpi nuk është shkatërruar asnjë shtëpi dhe asnjë shtëpi nuk do të shkatërrohet.
Dua t’i përshëndes këta qytetarë heroikë, që me këtë qëndresë kanë treguar se kjo është një kauzë e çdo qytetari, ligjore.
Pavarësisht dhunë, presioneve, të ushtruar ndaj tyre dhe familjarëve, ata kanë qëndruar si kurrë më parë. Dua të përshëndes Dorin, ilirin, Iljazin, Danielin që është dhunuar si kriminelë ndërkohë që banditët vazhdojnë të qëndrojnë të lirë në kolltukët e tyre të ngrohtë. “
Diskutime rreth kësaj post