Ditën e sotme ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Fierit me të cilët diskutoi në lidhje situatën aktuale të rendit dhe sigurisë, duke vënë theksin në një luftë më inteligjente ndaj krimit të organizuar e grupeve kriminale.
Teksa ka dhënë direktivat për punën e policisë, Balla u ka treguar atyre dhe se si efektivët duhet të sjellen në terren.
“Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetëm për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë”, apeloi ministri.
Qarku i Fierit, i njohur për potencialin ekonomik, është një arsye shtesë për Policinë e Shtetit të rrisë punën si për goditjen, ashtu edhe për parandalimin e paligjshmërie.
Balla tërhoqi vëmendjen që sidomos gjatë sezonit turistik, në akset rrugore nacionale të sigurohet të kenë qarkullim mjetesh pa probleme.
Diskutime rreth kësaj post