Drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit nuk do të marrin leje për pushime gjatë sezonit veror. Atyre iu është kërkuar të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme për shkak të fluksit të pushuesve që vizitojnë Shqipërinë.
Kjo kërkesë i është drejtuar krerëve më të lartë të Policisë së Shtetit nga ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Nisur nga fluksi i madh i pushuesve që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit Gusht.”
Tv Klan mëson se kjo kërkesë e ministrit të ri ka si qëllim angazhimin e gjithë strukturës së policisë për garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë sezonit turistik.
Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit, në qytetet bregdetare rritet numri i efektivëve të cilët vijnë nga drejtori të ndryshme vendore, kjo për shkak të numrit të lartë të turistëve që vizitojnë këto vende.
Diskutime rreth kësaj post