Maxhoranca parlamentare, edhe pse rrëzoi sot projekt-rezolutën e opozitës për vendosjen e shtatores së ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në Tiranë, premtoi përmbushjen e kësaj kërkese në një moment tjetër, duke e konsideruar ditën e sotme, (që përkon me 5-vjetorin e ngjarjeve të 21 janarit 2011), jo të përshtatshme për marrjen e një vendimi të tillë.
Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, opozita qëllimisht e solli këtë kërkesë në Kuvend në një ditë si kjo, pasi kërkon t’i fshihet përgjegjësisë për vrasjen e katër demostruesve në bulevard, pesë vitë më parë.
Pasi vlerësoi lart figurën dhe rolin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova si projektuesi i pavarësisë së Kosovës, Balla deklaroi se kërkesa e opozitës për vendosjen e shtatores së tij në kryeqytetin simbol të kombit shqiptar, do të realizohet me rastin e ditëlindjes së Rugovës.
Në emër të Partisë Socialiste, Balla gjithashtu përshëndeti edhe vendimin e sotëm të Parlamentit Europian për nënshkrimin e MSA-së me Kosovën.
Diskutime rreth kësaj post