Në podiumin e ngritur para Kryeministrisë në protestën e opozitës ditën e sotme, u ngjit edhe një qytetar, i prezantuar si socialist i zhgënjyer me emrin Agim Caka.
Përballë këtij prezantimi në protestë, ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Ai publikon dy fotografi, ku thotë se kreu i opozitës Lulzim Basha, i ka bërë “zbor” të ashtuquajturit socialist.
“Lulzim, e bëre zbor këtë gjoja “socialistin”. E nxorre edhe para dy vitesh në një takim elektoral në Dibër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Socialiste ky. Siç ka thënë me të drejtë Jozefina Topalli: ‘Lulit’rren edhe kur e pyt sa asht ora’. Edhe sot gënjeu”, shkruan Balla në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post