Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se në sesionin e ri parlamentar do të diskutohet çështja e të qenurit të Sali Berishës pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas Ballës është e “papranueshme dhe absurde” që një “sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste”, i shpallur “non-grata” nga SHBA të jetë pjesë e Kuvendit.
Reagimin e tij në rrjetet sociale, Balla e ka shoqëruar me një fotografi të Berishës krah ish-diktatorit Enver Hoxha.
“Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij”, shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post