Ish kryemimistri Sali Berisha është thirrur për herë të tretë në komisionin hetimor për privatizimin e OSSH-së, por që nuk është paraqitur.
Kreu i komisionit hetimor, Taulant Balla është shprehur se do t’i bëjë shkresë policisë për shoqërimin me forcë të Berishës.
“Shkresë policisë për shoqërimin me forcë të shtetasit Sali Berisha. Është hera e tretë që Sali Berisha refuzon të paraqitet në komision për të dëshmuar. Berisha është vënë në dijeni dy herë nëpërmjet shkresave zyrtare dërguar nga unë si kryetar i komisionit dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit”, tha Balla.
Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH-së ka nisur punën që në prill të këtij viti.
Reagimi i Berishes
Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së kryetarit të Komisionit Hetimor për CEZ, Taulant Balla, që ai të sillet nga policia për të dëshmuar, pasi i është shmangur këtë komisioni.
Berisha ka thënë se ka munguar tre herë për të dhënë dëshmi, për arsye objektive, por do të dëshmojë seancën e radhës.
“Ju njoftoj se zoti Berisha nuk është paraqitur sot në komisionin ketimor parlamentar për CEZ për arsye objektive, gjë e cila është bërë me dije zyrtarisht në komision nga nënkryetari i këtij komisioni, zoti Arben Ristani.
Zoti Ristani ka njoftuar gjithashtu se zoti Berisha do jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës së këtij komisioni.
Cdo deklaratë e bërë nga Taulant Balla është si gjithmonë thjesht një sharlatanizëm i bërë nga një individ i pafytyrë dhe pa identitet”, thuhet në deklaratën e PD.
Diskutime rreth kësaj post