Nje raport i cili do te lexohet dhe miratohet me dyer te mbyllura sot ne Asamblene e PS, do te nxjerre emrin e nje tradhetari brenda PS, i cili ka punuar ne zgjedhje per nje force tjeter politike.
Keshtu tha sot kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në fund të punimeve të sotme të Asmblesë Kombëtare, qe njoftoi për ndëshkim për një anëtar, por pa i bërë publik emrin.
“Dua t’ju informoj se kemi filluar procedurën e marrjes së masës disiplinore për një nga anëtarët, pasi se në fushatë nuk dha kontribut për forcën tonë politike. Si i tillë në mbledhjen e radhës do informohemi për një raport nga struktura përkatëse dhe do të ftoheni për ta votuar këtë raport” – tha Balla, duke shtuar “ka rregulla Vangjush partia”.
Më pas Balla saktësoi: Po ka dhënë kontribut për një forcë tjetër politike në zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post